Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“Beteja të ashpra” ndërsa Ukraina kërkon të rimarrë rajonin e kontrolluar nga Rusia

nga Kaltrina Berila31 gusht 2022

Beteja të ashpra janë raportuar ndërsa Ukraina përpiqet të rimarrë rajonin jugor të Khersonit të pushtuar nga Rusia – por ekspertët ushtarakë i kanë thënë BBC-së se “nuk do të ndodhë shpejt”.
“Lufta të ashpra po vazhdojnë, ushtarët tanë po punojnë gjatë gjithë kohës”, tha Vitaliy Kim, i cili kryeson rajonin fqinj të Mykolaiv.
Ukraina më herët tha se kishte thyer vijën e parë të mbrojtjes së Rusisë.
Por Rusia tha se trupat ukrainase ishin mundur gjatë një sulmi të dështuar.
Ministria e mbrojtjes në Moskë tha gjithashtu se kishte pasur viktima në mesin e forcave ukrainase, por pretendimet e Ukrainës dhe Rusisë nuk janë verifikuar.
Kherson u bë qyteti i parë i madh ukrainas që ra në duart e Rusisë në ditët e para të pushtimit të Moskës që filloi më 24 shkurt./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →