Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Betis takon Asllanin në Shqipëri, Interi tregon çmimin

nga B G7 korrik 2025
​Betis takon Asllanin në Shqipëri, Interi tregon çmimin

Kristjan Asllani është afër një largimi nga Interi. Mesfushori shqiptar, i cili u bashkua me zikaltërit nga Empoli në vitin 2022 për 15 milionë euro, nuk ka arritur të bindë plotësisht në këto tre sezone. Interi është i gatshëm ta shesë për 10 milionë euro.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, drejtues të Betis Sevilla kanë zhvilluar një takim me Asllanin në Shqipëri. Klubi spanjoll e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Johnny Cardoso, që pritet të kalojë te Atletico Madrid.

Edhe pse sezoni i fundit e pa Asllanin me më shumë hapësira (20 ndeshje si titullar në 39 gjithsej), Interi nuk e sheh më si pjesë të projektit të tij. Klubi synon ta përdorë shitjen e tij për të financuar një tentativë për Edersonin, në rast largimi të Calhanoglu drejt Galatasarayt.

Topi tani është në fushën e Asllanit, i cili duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →