Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden bisedon me homologun e tij ukrainas

nga Venera Grabanica13 shkurt 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sot ka biseduar në telefon me homologun e tij amerikan Joe Biden.
Në një telefonatë afërsisht një orëshe Biden ka thënë se  do të përgjigjet “me shpejtësi dhe me vendosmëri” nëse Rusia ndërmerr hapa të mëtejshëm drejt pushtimit.
Të dy ranë dakord të ndjekin “diplomacinë” dhe “parandalimin” kundër Rusisë në një bisedë telefonike që zgjati rreth 50 minuta, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton rtv21.tv

Thirrja erdhi mes paralajmërimeve të SHBA-së se një pushtim rus i Ukrainës mund të ndodhë brenda kësaj jave.
Nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë të ditur se presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka thënë Presidentit rus Vladimir Putinit se pushtimi i Ukrainës do të shkaktonte “vuajtje të gjerë njerëzore” dhe se Perëndimi është i përkushtuar ndaj diplomacisë për t’i dhënë fund krizës, por “njëlloj i përgatitur për skenarë të tjerë”./21Media
ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →