🌍 Bota
Biden bisedon me Netanyahun për koordinimin e mbështetjes për Izraelin
nga Venera Grabanica10 tetor 2023
Presidenti amerikan Joe Biden, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës sapo kanë përfunduar së diskutuari me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Biden njoftoi në mediat sociale se ekipet folën me Netanyahun për të “marrë një përditësim mbi sulmin terrorist në Izrael dhe për të udhëhequr hapat e ardhshëm”.
“Ne kontaktuam kryeministrin Netanyahu për të diskutuar koordinimin e mbështetjes për Izraelin, frenimin e aktorëve armiqësorë dhe mbrojtjen e njerëzve të pafajshëm”, tha ai.
Biden është planifikuar t’i drejtohet publikut së shpejti.










