Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden do të takohet me Mbretin e Jordanisë, i cili kërkon armëpushim në Gazë

nga Venera Grabanica12 shkurt 2024
Biden do të takohet me Mbretin e Jordanisë, i cili kërkon armëpushim në Gazë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takohet të hënën në Shtëpinë e Bardhë me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, i cili ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Ata pritet të bisedojnë edhe për përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e pengjeve që po mbahet në Gazë dhe shqetësimet e mëdha për një ofensivë ushtarake të Izraelit në qytetin kufitar, Rafah.

Po ashtu ky do të jetë takimi i parë mes dy aleatëve prej se u vranë tre ushtarë amerikanë nga një sulm me dron kundër bazës amerikane në Jordani muajin e kaluar. Bideni i ka fajësuar milicitë e mbështetura nga Irani për këtë sulm vdekjeprurës.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →