Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden e mori dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19

nga Egzona Mehmeti27 shtator 2021

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden sot e mori dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19, në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne e dimë se për të mposhtur këtë pandemi dhe për të shpëtuar jetë … ne duhet të vaksinojmë njerëz.”, tha Biden.
Presidenti mori dy dozat e para të vaksinës Covid-19 përpara inaugurimit të tij në janar. Presidenti 78-vjeçar u kualifikua për një dozë përforcuese pasi mori vaksinën e tij të dytë Pfizer/BioNTech më shumë se gjashtë muaj më parë.
Presidenti tha se zonja e parë, Jill Biden gjithashtu do të marrë dozën përforcuese së shpejti, pasiqë ajo sot nuk ishte e pranishme aty.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →