Biden letër Vuçiqit, i përmend Kosovën: Duhet të përfshihet kompromisi për të normalizuar marrëdhëniet
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka dërguar letër presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Ai i ka përmendur edhe Kosovën, duke i thënë se për normalizim të marrëdhënieve duhet të bëhen edhe kompromise.
“Me zgjedhjet pas jush, inkurajoj Serbinë të ecë përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromisin kur është e nevojshme, në mënyrë që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm.”, thuhet në letrën e Bidenit për Vuçiqin me rastin Ditës së Shtetësisë së Serbisë
“ SHBA vlerëson mbështetjen që Serbia i dha Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial kur u përball me pushtimin brutal të Rusisë”.
“SHBA-ja mbështet fuqishëm rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Serbinë të forcojë institucionet e saj demokratike drejt përmbushjes së këtij qëllimi. Ndërtimi i një Ballkani Perëndimor më të suksesshëm dhe më të qëndrueshëm është në interes të SHBA-së dhe Serbisë, dhe gjatë vitit të ardhshëm pres me padurim avancimin e këtij qëllimi duke forcuar sigurinë energjetike rajonale dhe duke zgjeruar lidhjet tona ekonomike”, shtoi ai, raporton N1, përcjell portali rtv21.tv
“Forcat tona të armatosura vazhdojnë të shërbejnë krah për krah në Sinai, duke avancuar paqen dhe sigurinë rajonale. “Pjesëmarrja e Serbisë në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ishte vendimtare për mbështetjen e stabilitetit në pjesë të tjera të botës”, thuhet në urimin e presidentit amerikan./21Media










