Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden nuk do ta tërheqë komentin e tij për Putinin

nga E.Bullaku28 mars 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, thotë se nuk do ta tërheqë komentin e tij të diskutueshëm se Vladimir Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet, megjithëse ai tha se nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi.
Komenti i Biden-it, i bërë në fund të një udhëtimi në Poloni të shtunën, u bë shpejt tituj në mbarë botën.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Biden tha se ai nuk “po ecën asgjë prapa”, raporton BBC.
“Po shpreha zemërimin moral që ndjeva ndaj mënyrës se si po merret Putini dhe veprimeve të këtij njeriu”, tha Biden, duke shtuar se ai sapo kishte ardhur nga një takim me refugjatët ukrainas, përcjell rtv21.tv
“Unë nuk isha atëherë, as tani, duke artikuluar një ndryshim politikash”, tha Biden./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →