Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bie nga ndërtesa një person në Fushë Kosovë

nga Venera Grabanica4 shkurt 2023
Bie nga ndërtesa një person në Fushë Kosovë

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë Kosovë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”- ka thënë Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →