🇽🇰 Kosova
Bien përkohësisht nga sistemi disa webfaqe të institucioneve
nga Kaltrina Berila7 prill 2025
Kanë rënë nga sistemi disa webfaqe të institucioneve të Kosovës. Gazeta Zyrtare dhe webfaqja e Qeverisë ishin jashtë funksionit mëngjesin e 7 prillit.
Në mëngjes nuk kanë funksionuar as webfaqet e ministrive.
Gjithashtu, probleme ka pasë edhe platforma e shërbimeve online, “e-kosova”.

Portali rtv21.tv ka pyetur Zyrën e Kryeministrit për të marrë përgjigje se ku qëndron problemi, megjithatë ende nuk janë përgjigjur./21Media











