Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Bildt: Nuk pres përparim e as përshkallëzim mes Kosovës e Serbisë

nga Venera Grabanica12 nëntor 2022
Bildt: Nuk pres përparim e as përshkallëzim mes Kosovës e Serbisë

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se nuk pret që tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë të çojnë në përshkallëzim të situatës, por as të zgjidhen shpejt.
I pyetur nëse zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë janë fillimi i diçkaje më shumë, ish-ministri suedez thotë se “jo domosdoshmërisht”.
“Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë aty, që kanë të bëjnë me zbatimin e një marrëveshjeje të para disa viteve mbi targat dhe për Asociacionin e komunave (me shumicë / shën.red.) serbe në Kosovë. Dhe kjo përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të gjetur një zgjidhje më afatgjate ndaj problemit”, tha Bildt në një bisedë të shkurtër për mediumin njujorkez GZERO.
Bildt tutje ka shtuar se “Nuk pres përparim të shpejtë. Nuk pres ndonjë përshkallëzim të shpejtë. Kështu është zakonisht Ballkani”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →