Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bislimi: Deklarata e Gërvallës për BE-në nuk është e pamatur

nga E.Bullaku14 korrik 2021

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk i konsideron të pamatura deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ai është pyetur nga deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi lidhur me deklaratat e Gërvallës se “Kosova nuk i ka plotësuar kushtet për pranimin në BE dhe si pasojë nuk ka arsye për t’u fajësuar BE-ja”.
“Nuk po e di për cilat deklarata po i referoheni ju e kam të pamundur me ju përgjigj. Unë asnjë deklaratë të zonjës Gërvalla nuk i konsideroj të pamatura”, ka thënë ai.
“BE-në nuk e kemi armik që do të thotë se nuk është krim që dikush ta mbrojë atë ose që përdorë fjalë pozitive në terminologji kur përmendet BE-ja. Përkundrazi, e shoh si një konfirmim të raporteve të mira që Kosova ka me BE-në”, ka shtuar Bislimi.
Ditë më parë, në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, Gërvalla ka thënë se Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet ta fajësojnë Bashkimin Evropian për gabimet e veta./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →