Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bislimi dhe Lajçak koordinohen për hapat e ardhshëm të dialogut

nga E.Bullaku15 shtator 2021

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Përmes një shkrimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se me Bislimin ka biseduar për hapat e mëtutjeshëm rreth procesit të dialogut.
“Me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi, kisha një diskutim të thelluar për takimin e javës së kaluar në Bruksel dhe rreth përgatitjes për hapat e ardhshëm të procesit të Dialogut”, ka shkruar Lajçak.
Kujtojmë se gjatë ditës Lajcak është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit me kreun qeveritar, Lajçak tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës.
Diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →