Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka përkujtuar nisjen e bombardimeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe 25 vjet më parë. Ai në një postim në rrjetin social X, ka thënë se Kosova sot kërkon anëtarësimin në organizatën më të fuqishme ushtarake në botë.
“Sot ne shënojmë momentin kur Aleanca e NATO-s ndaloi represionin dhe gjenocidin e regjimit të Millosheviqit të Serbisë. 25 vjet më vonë, Republika e Kosovës është një vend demokratik që kërkon anëtarësimin në organizatë, si realizim i aspiratës dhe orientimit tonë”, shkroi Bislimi.











