Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bislimi nesër në Strasburg për ceremoninë e nënshkrimit të liberalizimit të vizave

nga Kaltrina Berila18 prill 2023
Bislimi nesër në Strasburg për ceremoninë e nënshkrimit të liberalizimit të vizave

Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pas miratimit të këtij vendimi ka reaguar edhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi i cili ka bërë të ditur se nesër do të udhëtoj për në Strasburg.

“Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024. Votimi i fundit, final mbi liberalizimin e vizave, kaloi pozitivisht nga Parlamenti Evropian. Ditën e nesërme, do të udhëtoj drejt Strasburgut për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të këtij vendimi. Pritjet e gjata e të shumta mbaruan e tashmë lëvizja e lirë do të jetë realitet”, ka thënë Bislimi.

Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →