Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Bislimi: Nuk e kemi pranuar draftin e Asociacionit, opozita në vijë me Serbinë

nga Venera Grabanica13 dhjetor 2023
Bislimi: Nuk e kemi pranuar draftin e Asociacionit, opozita në vijë me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria nuk e ka pranuar draftin e Asociacionit, por është pajtuar që ai të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Diskutuam edhe për çështjen e targave, pati përgëzime për palën kosovare që e ka menaxhuar këtë proces jashtëzakonisht mirë. Tani që këto vetura janë regjistruar në veri, na duhen edhe qendrat e kontrollimit teknik atje në mënyrë që të merren patent shoferët e Kosovës”, ka thënë ai.

Bislimi akuzoi opozitën e tanishme për deklaratat e tyre rreth Asociacionit. Madje, ai ka thënë se ka disa shembuj që opozita është në një vijë me Serbinë. Zëvendëskryeministri foli edhe për ndarjen buxhetore nëpër komuna.

“Kjo narrativë është duke u shpërndarë qëllimisht dhe gabimisht… – Pra, ju nuk e keni pranuar këtë draft? – Jo në asnjë rast. Qeveria e Kosovës vetëm ka thënë kështu: Procesi i veprimeve në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit i ka disa faza kur bëhet fjalë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Njëra prej fazave është dakordimi i Qeverisë që një draft ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Bislimi.

I pyetur nëse në draftin e dorëzuar nga emisarët përmendet Rezoluta 1244 dhe pse duhej të përmendej ajo, Bislimi është shprehur: “Diku në draft përmendet. Për këtë përgjigjen ata që e kanë hartuar. E kemi pasur lehtë ndoshta më të lehtë të ballafaqohemi me Vuçiqin, kur kanë thënë se edhe opozita juaj mendon sikurse Serbia, e ju mendoni ndryshe. Pyesni Lajçakun pse na e ka thënë këtë akuzë Por nëse kjo që po e bëjmë tani ose na është prezantuar tani qenka SuperZajdenicë, ku është problemi te Vuçiqi, i cili po thotë se nuk po e dua këtë SuperZajednicë por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”, ka shtuar Bislimi./RTK

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →