Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Bislimi prezanton pakon e dytë për ekonomi në vlerë 1.2 miliard euro

nga RTV2128 maj 2020

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka prezantuar draftin e pakos për rimëkëmbje ekonomike të shkaktuar nga virusi Covid-19.

Bislimi në konferencën për media theksoi se pakoja e dytë për ekonomi ka një ndikim 1.2 miliard euro për pesë vitet në vijim. Ministri ka treguar edhe burime e financimit.

Bislimi tha se fokusi primar i pakos është mbështetja me kredi për ato biznese që janë afektuar nga pandemia, të cilin e cili quajti si ambicioze.

“Kjo pako përbën një draft fillestar, financimi i saj, implementimi i saj kërkon disa parakushte, si në qeveri ashtu edhe në Kuvend”, tha Bislimi.

Bislimi kërkon nga kuvendi ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare pasi që burimi i financimit të kësaj pakoje ndërlidhen me ato mjete financiare.

Ai ka folur edhe për pakon emergjente fiskale prej 190 milionë euro, e cila sipas tij, ende nuk është implementuar në tërësi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →