Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bislimi takon shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, temë edhe rritja ekonomike

nga Gentrita Xhemajli29 korrik 2025
Bislimi takon shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, temë edhe rritja ekonomike

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë këtij takimi të parë mes tyre, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi McGurk për marrjen e detyrës së re dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në bisedë u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, përfshirë progresin e arritur gjatë mandatit të qeverisë, me theks të veçantë në rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës dhe rritjen e prodhimtarisë vendore.

Palët diskutuan gjithashtu raportet periodike të OSBE-së për Kosovën dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →