Bislimi thotë se “nuk ka nevojë për partnerë” për të tejkaluar bllokadën
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi thotë se nuk ka krizë në Kosovë, ndërsa vendi pret vazhdimin e 23-të të seancës konstituive e cila po ndërpritet çdo dy ditë, pasi Lëvizja Vetëvendosje, e cila po insiston në zgjedhjen e Ablulena Haxhiut kryeparlamentare, nuk i ka votat e nevojshme për ta bërë këtë.
Bislimi u pyet nga Deutsche Welle në Adelheid Feilcke në Aachen të Gjermanisë se me cilët partnerë do ta tejkalojnë bllokadën, ndërsa tha se për këtë “nuk ka nevojë për partnerë”.
Pasi u pyet se “kush janë partnerët e preferuar” të LVV-së “për ta tejkaluar bllokimin”, Bislimi u shpreh kështu: “Tash Kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”.
“Të gjithë bashkë e konstituojmë Parlamentin”, tha ai.
LVV-ja, sipas tij, po e bën pjesën e saj, duke dhënë propozimin.
‘Ajo çka kërkohet nga kjo fazë është që subjekti ta bëjë nominimin dhe të votojë”, tha ai.
“Ajo që duhet të bëjnë partitë tjera është që të marrin pjesë në votim dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit”, tha Bislimi.
Ai tha se LVV-ja ka bërë “disa propozime”, duke përmendur edhe “ndryshimin e metodës së votimit”, e cila po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.











