Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bislimi udhëton drejt Brukselit, pritet të takohet me Petkoviqin

nga B.K3 prill 2023
Bislimi udhëton drejt Brukselit, pritet të takohet me Petkoviqin

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar të hënën drejt Brukselit. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Bislimi do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Më katër prill, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel për të “diskutuar për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin për zbatimin e marrëveshjes.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →