Bixhoz ilegal, policia arreston 10 persona dhe 6 të tjerë janë në kërkim
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 10 persona dhe 6 të tjerë janë në kërkim për të dyshuar për organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Siç njofton policia operacioni policor është realizuar në dy rajone të Republikës së Kosovës (Prishtinë dhe Pejë).
“Ky operacion policor është zhvilluar pas hetimeve disa mujore, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore. Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione (vendbanime dhe lokale), janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online. Gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: Para të gatshme – 4,423.00 euro. Aparatet e lojërave tfatit – 2 copë, Telefona mobilë – 25 copë, Kompjuterë laptop – 2 copë, DVR – 2 copë si dhe Materiale/dokumente relevante për rastin.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent dhjetë (10) të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë./21Media











