Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Bjellorusia thotë se vendi për “bisedimet e paqes” është gati

nga Xh.D28 shkurt 2022

Bjellorusia thotë se ka përgatitur një vend për të pritur bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse, pasi pushtimi i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë.
Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit ukrainas-bjellorusi, pavarësisht raporteve se diktatori i vendit, Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar pushtimit.
“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.
Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha: “Bisedimet do të fillojnë sapo të gjithë delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit.”
Ukraina është zotuar të mos japë asnjë bazë në takim dhe presidenti i saj Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →