Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njofoti sot se ka biseduar në telefon me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Vuçiqi tha se biseda me Blinkenin ishte jo e lehtë dhee të gjatë, duke shtuar se nuk ka rënë dakord për gjithçka.
“Nuk është një bisedë e lehtë me Blinkenin, për disa gjëra ramë dakord, disa jo. Nevojitet shtensionim, një rol më i madh i KFOR-it. Serbia gjithmonë do ta mbështesë atë rol, ne do të donim që të ishte ekskluziv, sidomos në veri. Mohova të pavërteta që thonë se kemi shkallën më të lartë të gatishmërisë të ushtrisë sonë. Unë nuk kam nënshkruar dhe nuk jemi pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur, veçanërisht lidhur me sovranitetin e Kosovës”, ka thënë presidenti i Serbisë, duke shtuar se kanë prova të forta se dy prej sulmuesve të armatosur u likuiduan.
Vuçiqi tregoi se Blinken e paralajmëroi edhe për masa “nëse nuk sillemi siç duhet”.
“I thash ti je fuqia. Unë jam kundër kësaj. Duhet t’i përmbahemi të vërtetës”, tha ai./21Media










