Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Blinken dhe Austin takuan Zelenskyn

nga E.Bullaku25 prill 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin udhëtuan në Kiev për të takuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, të dielën.
Një zyrtar ukrainas tha më herët se Blinken ishte në Ukrainë, por SHBA-ja refuzoi të komentonte, përcjell rtv21.tv
Por në momentet e fundit, Uashingtoni njoftoi vizitën dhe tha se dyshja tanimë ishin jashtë territorit ukrainas.
SHBA-të përsëritën mbështetjen për Ukrainën dhe premtuan më shumë se 700 milionë dollarë në financim ushtarak për të ndihmuar përpjekjet e tyre të luftës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →