Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Blinken sot në Bruksel për takimin e kryediplomatëve të NATO-s, temë edhe Ballkani Perëndimor

nga B G27 nëntor 2023
Blinken sot në Bruksel për takimin e kryediplomatëve të NATO-s, temë edhe Ballkani Perëndimor

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë sot në Bruksel ku do të qëndrojë deri më 29 nëntor për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë.

Departamenti Amerikan i Shtetit para dy ditësh ka njoftuar Sekretari Blinken nqë këto takime do të tregojë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për luftën e

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë nga 27-29 nëntor 2023 për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë. Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024.”, thuhet në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →