Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Blinken të enjten në Tiranë, kjo është agjenda

nga Venera Grabanica13 shkurt 2024
Blinken të enjten në Tiranë, kjo është agjenda

Të enjten e 15 shkurtit për herë të parë do të vizitojë Shqipërinë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Një ditë përpara se të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih, zyrtari amerikan do të ndalet për disa orë në Tiranë.

Blinken do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin më pas mund të ketë një konferencë për shtyp, shkruan Euronews.

Gjatë qëndrimit në Tiranë sekretari Blinken pritet të takohet edhe me stafin e ambasadës amerikane.

Ardhja në Tiranë për disa orë e Antony Blinken do të shoqërohet edhe me masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit, ku pritet të ketë disa kufizime në segmentet nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqytetit, por edhe brenda Tiranës aty ku Blinken do të lëviz për të zhvilluar takimet.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →