Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Blinken thotë se NATO po shqyrton vendosjen e përhershme në Baltik

nga Miranda Beqaj7 mars 2022

NATO po shikon zgjerimin e mëtejshëm të pranisë së saj në Evropën Lindore me më shumë pozicione të përhershme në vendet baltike.
Kështu ka bërë të ditur të hënën Sekretari i Shtetit i SHBA, Anthony Blinken.
”Ne po vazhdojmë ta bëjmë këtë tani duke përfshirë vendosjen e forcave shtesë, duke përfshirë forcat amerikane këtu në Lituani, luftëtarët F-35, pjesë të ndryshme të pajisjeve të rëndësishme, të cilat të gjitha janë duke u vendosur në shtetet e tjera në Balltik”, tha Blinken në një konferencë shtypi.
Duke folur së bashku me Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Garbrielius Landsbergis, Blinken tha se po rishikojnë vazhdimisht brenda NATO-s qëndrimin e tyre të mbrojtjes, duke përfshirë shqyrtimin e çështjeve të zgjerimit të dislokimit të forcave, duke shqyrtuar çështjet e vendosjeve më të përhershme.
”Nëse ka ndonjë agresion diku, në territorin e NATO-s në vendet e NATO-s, në Shtetet e Bashkuara, të gjithë aleatët dhe partnerët tanë do të ndërmarrim veprime për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Është aq e qartë dhe e drejtpërdrejtë kjo”, tha ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →