Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

nga Kaltrina Berila14 maj 2024
Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Kiev të martën në një vizitë të paparalajmëruar. CNN raportoi se diplomati i lartë amerikan do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe do të mbajë fjalim mbi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

SHBA-ja ka njoftuar se Blinkeni synon të dërgojë një sinjal të fortë sigurie për ukrainasit.

Vizita e tij vjen derisa Rusia vazhdon të shënojë përparime të mëdha në territoret e Ukrainës, pasi të hënën pushtoi qytetin Vovchansk, që gjendet pranë Kharkivit.

“Misioni i sekretarit është të flasë se si ndihma jonë shtesë do të ekzekutohet në një mënyrë që të ndihmojë forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, duke iu mundësuar atyre të marrin gjithnjë e më tepër iniciativën në fushën e betejës”, ka thënë Departamenti i Shtetit.

Në prill, Senati amerikan ka miratuar paketën prej 95 miliardë dollarësh, e cila përfshin gjithashtu ndihmën ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Paketa përfshin 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, për të cilën Pentagoni tha se do të fillojë dërgimin e armëve “brenda disa ditësh”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →