Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Bllokimi i sistemit të pranimit të komenteve, ZRRE del me sqarim për qytetarët

nga Venera Grabanica28 mars 2025
​Bllokimi i sistemit të pranimit të komenteve, ZRRE del me sqarim për qytetarët

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka reaguar pas raporteve nga qytetarët rreth vështirësive në lënien e komenteve dhe bllokime të sistemit të pranimit të komenteve gjatë periudhës së fundit.

Në një sqarim për media, ZRRE njofton se të gjitha komentet e dërguara nga qytetarët janë marrë në shqyrtim dhe nuk ka pasur asnjë bllokim të pranimit në e-mail adresën e dedikuar për komente.

ZRRE siguron qytetarët se çdo komunikim është trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha ankesat dhe komentet janë regjistruar në sistemin e institucionit pa asnjë ndërprerje.

Pas verifikimeve të kryera, ZRRE thotë se rezulton se nuk ka pasur asnjë problem teknik në sistemin e pranimit të komenteve mbi sektorin e energjisë në Kosovë, raporton KosovaPress.

“Ne sigurojmë që të gjithë qytetarët dhe palët tjera që kanë dërguar komente do të kenë mundësi të marrin përgjigje rreth tyre. ZRRE-ja është e angazhuar për një komunikim të hapur dhe transparent me qytetarët dhe do të vazhdojë të ofrojë mundësinë për dërgimin e komenteve dhe ankesave”, thuhet në njoftim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →