Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bllokohen tri rrugë në kryeqytet, përkujtohen viktimat

nga Kaltrina Berila23 prill 2017

Motoja “Me kujto, me kujdes”

Sot do të përkujtohen viktimat e komunikacionin rrugor, ku për pesë minuta do të bllokohen tri rrugë në kryeqytet, duke mundësuar tri përformanca me moton “Me kujto, me kujdes”.

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim që nëpërmjet përkujtimit që iu bëhet viktimave në trafikun rrugor, të rritet shkalla e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi një numër më të vogël aksidentesh, respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.

Përkujtimi i viktimave do të bëhet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact, e cila nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se nën moton “Me kujto, me kujdes” dhe do të përfshijë realizimin e tri përformancave paralele, në tri rruge të Prishtinës.

Rrugët ku do të zhvillohen performancat janë “Garibaldi”, “Agim Ramadani” dhe “Luan Haradinaj”. Tri performancat do të fillojnë njëkohësisht, duke filluar nga ora 12:00 dhe përfundojnë në orën 12:05.

Performancat do të zhvillohen në mes të rrugës për qarkullim makinash, ku policia do të asistojë gjatë tërë kohës duke mbajtur të stopuar qarkullimin e makinave deri në përfundim të performancave përkatëse.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →