Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

BMW-ja investon 400 milionë euro në qendrën e kërkimeve

nga Kaltrina Berila6 tetor 2017

Projekt ky që do të krijojë 5 mijë vende të reja pune

Prodhuesi gjerman i automjeteve, BMW deklaroi sot se synon një investim masiv prej 400 milionë eurosh në qendrën e saj të kërkimit dhe inovacionit në Mynih.

Gjiganti gjerman deklaroi se ky projekt, që do të krijojë 5000 vende të reja pune në qendrën “FIZ Future” do të përfundojë në vitin 2019.

“Ndërsa rreth 15.000 vende pune do të krijohen deri në vitin 2050”, njoftoi BMW-ja.

“Me një përqendrim në teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale, një gjeneratë e re inxhinierësh dhe shkencëtarësh kompjuterike do të lindë”, thotë në një komunikatë ylli i industrisë së ekonomisë më të fortë në Evropë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →