Yjet e Real Madridit kanë kaluar në vetura elektrike, pasi iu dhanë vetura BMW falas si pjesë e një marrëveshje spozorizimi mes klubit dhe kompanisë gjermane.
Lojtarët duke përfshirë Karim Benzema dhe Luka Modric si dhe menaxheri Carlo Ancelotti janë ndër ata që morën vetura BMW iXs ose i4.
Çmimet për BMW nisin nga 71 mijë funte e deri në 109 mijë funte.
Atyre i është ofruar mundësia të zgjedhin modelin dhe ngjyrën.
Lojtarët kishin drejtuar më parë makina të tipit Audi gjatë partneritetit të gjatë të klubit me kompaninë, i cili përfundoi në fillim të këtij viti pas gati dy dekadash.
Carlo Ancelotti – i4 ngjyrë të kaltër
Karim Benzema – i4 ngjyrë të zezë
Luka Modric – iX ngjyrë të zezë
Toni Kroos – iX ngjyrë të zezë
Vinicius Jr – iX ngjyrë të zezë
Thibaut Courtois – i4 ngjyrë të zezë
Aurelien Tchouameni – i4 ngjyrë të kaltër
Marco Asensio – i4 ngjyrë të zezë
David Alaba – i4 në ngjyrë argjendi
Eder Militao – i4 ngjyrë të zezë
Dani Carvajal – iX ngjyrë të zezë
Antonio Rudiger – iX në ngjyrë argjendi
Ferland Mendy – i4 ngjyrë hiri
Dani Ceballos – i4 në ngjyrë argjendi
Rodrygo – iX ngjyrë të kaltër./21Media














