🇽🇰 Kosova
Bogujevci: Deputetët e partive tjera kanë shprehur gatishmëri për votim të fshehtë
nga Venera Grabanica4 qershor 2025
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se Kushtetuta e përcakton qartë që deputetët duhet të marrin pjesë në votim dhe jo të abstenojnë.
“Domethënë që 18 herë nuk flitet për emër, për kryetar apo kryetare po për komisionin zgjedhor për votim të fshehtë. Dhe është e përcaktuar qartë me Kushtetutë ku thuhet se duhet marrë pjesë në votim përkundër abstenim. Nëse duam të ecim përpara, atëherë deputetët duhet me votu si e përcakton Kushtetuta,” tha Bogujevci.
Ajo shtoi se pritet edhe një mendim nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje, por shprehu bindjen se rregullat janë të qarta dhe uk ka dilema mbi procedurën.









