Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bogujevci: T’i ndihmojmë njëri-tjetrit, sidomos atyre që iu nevojitet ndihma jonë

nga Kaltrina Berila16 qershor 2024
Bogujevci: T’i ndihmojmë njëri-tjetrit, sidomos atyre që iu nevojitet ndihma jonë

Bashkësia Islame e Kosovës është vizituar sot edhe nga delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci.

Bogujevci ka thënë se dihet të përkujdesemi për njëri-tjetrin e sidomos ndaj atyre që kanë më shumë nevoje dhe iu nevojitet ndihma jonë.

“Është ditë shumë e rëndësishme që ndërlidhet me sakrificën por edhe mirësinë. E si popull kemi kaluar në momente të vështira me shumë sakrificë dhe fale Zotit jem këtu, kemi kaluar një pjesë të madhe. Qoftë kjo ditë e mbushur me mirësi, gëzime së bashku me familjet e juaja. Përkujdesje ndaj njëri-tjetri e sidomos ndaj atyre që kanë shumë me pak se ne dhe ju nevojitet ndihma jonë”, ka thënë Bogujevci.

Ndërkohë, gjatë bisedës Bogujevci ka njoftuar se salla e Kuvendit do të rinovohet gjatë pushimeve verore që kanë. Aty është bërë e ditur se edhe BIK ka kërkuar para nga Kuvendi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →