Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bojkoti i avokatëve, dështon seanca ndaj deputetit Fsnik Ismajli

nga B G10 janar 2019

Anulohet seanca ndaj Fisnik Ismailit

Seanca gjyqësore në gjykimin ndaj deputetit Fisnik Ismajli i akuzuar për posedim të bombolave ​​të gazit në ambientet e Kuvendit të Kosovës, është anuluar për shkak të bojkotit të avokatëve.

Sipas gjykatësit të rastit Vesel Ismajli, deputeti në fjalë gjatë ditës së sotme kishte kontaktuar me Gjykatën për t`u informuar nëse do të mbahej seanca gjyqësore.

Më pas gjykatësi Vesel Ismajli tha se e kishe kontaktuar avokatin e të akuzuarit i cili e kishte informuar gjykatësin që për shkak të bojkotit nuk do të paraqitet në Gjykatë, shkak ky i cili qoi në anulimin e kësaj seance.

Sipas aktakuzës Fisnik Ismajli akuzohet se pa autorizim ka poseduar armë pasi që më 30.11.2015 gjatë kontrollit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në sallën e Kuvendit të Kosovës tek i pandehuri u gjetën dhe sekuestruan dy bombola me gaz lotsjellës të cilat i kishte fshehur në këpucët e tij me qëllim që ta fus në sallën plenare të Kuvendit./kallxo

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →