Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Bombardimi i Luhanskut, Rusia pretendon se Ukraina vrau 5 civilë

nga Kaltrina Berila31 maj 2023
Bombardimi i Luhanskut, Rusia pretendon se Ukraina vrau 5 civilë

Autoritetet e emëruara nga Rusia në rajonin e pushtuar të Luhanskut në Ukrainë, kanë thënë se forcat e armatosura ukrainase kanë bombarduar një fshat, duke lënë të vdekur pesë persona dhe plagosur 19 të tjerë.

Guvernatori rus në Luhansk, Leonid Paschenik, ka thënë se të gjithë të plagosurit janë hospitalizuar.

Sipas autoriteteve të instaluara nga Rusia, një fermë e pulave është goditur nga raketat ukrainase.

Ndërkaq, që prej fillimit të muajit maj, Rusia ka vazhduar fushatën e bombardimeve ajrore ndaj qyteteve ukrainase, përfshirë Kievin.

Kjo fushatë ajrore është realizuar para se forcat ukrainase të nisin kundërofensivën e shumëpritur për të kthyer kontrollin në territoret e pushtuara nga Rusia në lindje të vendit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →