Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Bora në Kosovë, disa rrugë vështirë të kalueshme

nga Kaltrina Berila4 prill 2023
Bora në Kosovë, disa rrugë vështirë të kalueshme

Reshjet e dendura të borës në Kosovë kanë bërë që sot rrugët të jenë vështirë të qarkullueshme.

Magjistralja Prishtinë-Podujevë ishte vështirë e kalueshme nga bora e dendur që po vazhdon të bie.

Kjo rrugë deri në orën 9:00 nuk ka qenë e pastruar nga kompanitë e pastrimit.

Megjithatët, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës thonë se të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe autostradat janë kalueshme.

Sipas kësaj ministrie, rruga Podujevë-Kërpimeh, është e kalueshme, por qarkullimi po zhvillohet me vështirësi

“Pas reshjeve të fundit të borës në vendin tonë, të gjitha rrugët Nacionale, Rajonale dhe Autoudhët janë të kalueshme. Sa i përket rrugës Podujevë-Kërpimeh, është e kalueshme por qarkullimi po zhvillohet me vështirësi. Kontraktorët nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë qenë aktive pothuajse gjatë tërë natës, menaxheret e MMPHI gjithashtu janë në terren dhe duke e menaxhuar me mjaft sukses situatën”, ka thënë MI.

Kjo ministri i ka rekomanduar shoferëve të tregojnë përkujdesje të shtuar gjatë ngasjes së veturave.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →