Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Borë dhe shi gjatë javës së ardhshme në Kosovë

nga Venera Grabanica22 janar 2023
Borë dhe shi gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me shi dhe me borë, kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, të hënën, në viset e ulëta do të ketë reshje shiu dhe vranësira, ndërsa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.
Ndërsa, gjatë së martës, parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobësim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje.

“Të mërkurën, mot kryesisht i vranët, por i qetë. Të enjten, i ngjashëm me ditën e mërkurë, por më i ftohtë. Të premten mot i vranët dhe me kushte për reshje bore”, thuhet në njoftimin e Institutit

Gjatë këtyre pesë ditëve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet deri në 8 gradë./21Media
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →