Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Borrell: E mbështesim liberalizmin e vizave për Kosovën

nga Kaltrina Berila16 maj 2022

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas një takimi në Bruksel, ku morën pjesë edhe kryediplomatët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pas këtij takimi në një konferencë për media, Borrell ka thënë se BE-ja mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Ne vazhdojmë ta mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha ai.
Ndërsa sa i përke dialogut Kosovë-Serbi, Borrell ka thënë se duhet të krijohet besim mes palëve të ulura në tavolinë.
“Duhet angazhim konstruktiv dhe progres në dialogun për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, secila palë pajtohet me këtë, por kur ulen bashkë është e vështirë për të avancuar. Ne duhet të krijojmë besim mes palëve, është esenciale që të përmirësohet atmosfera në dialog”, tha ai.
Shefi i diplomacisë evropiane tha që një takim i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të ndodhë para verës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →