Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Borrell: Kurti paraqiti tri kushte, Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh

nga Venera Grabanica26 qershor 2024
Borrell: Kurti paraqiti tri kushte, Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell në konferencën për media pas takimeve dypalëshe ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka qenë i gatshëm për takimin trepalësh në Bruksel.

Sipas tij, Kurti i ka vendosur tri kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e normalizimit.

“Kosova nuk dëshironte ta mbante takimin trepalësh, Serbia ishte e gatshme ta bënte. Duhen dy vetë për ta luajtur tangon. Për fat të keq asnjë progres nuk mund të arrihej sot. Kryeministri Kurti ka dorëzuar tre kushte për angazhimin n e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit”, tha Borrell teksa ka cituar edhe tri kushtet e Kurtit.

”Citoj “1. Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive. 2 Tërheqja e letrës së rezervimit të deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë, e datës 13 dhjetor. 3. Dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare”, ka thënë Borell.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →