RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Borrell: Mos përdorni sulmin e Kremlinit si justifikim për përshkallëzimin

nga Kaltrina Berila4 maj 2023
Borrell: Mos përdorni sulmin e Kremlinit si justifikim për përshkallëzimin

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka paralajmëruar Moskën që të mos përdorë pretendimet për një sulm të supozuar me dron në Kremlin për të përshkallëzuar luftën e saj në Ukrainë.

Ai tha se BE-ja është e shqetësuar se sulmi “mund të përdoret për të justifikuar më shumë rekrutimin e njerëzve, më shumë ushtarë, më shumë sulme ndaj Ukrainës”, duke folur përpara një takimi me ministrat e BE-së në Bruksel.

Ai gjithashtu pranoi se Zelensky e ka mohuar se Ukraina qëndron pas sulmit.

Më herët, Kremlini tha se SHBA, pa dhënë prova, ishte përgjegjëse për sulmin dhe pretendoi se Ukraina e kishte kryer sulmin nën udhëzimet e SHBA-së, gjë që të dyja palët e kanë mohuar./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve
LAJMI TJETËR →
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve

Më të fundit

Të gjitha →