Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Borrell: Nëse ushtria ruse përdorë armët bërthamore do të “asgjësohet”

nga Kaltrina Berila13 tetor 2022

Çdo përdorim i armëve bërthamore nga Rusia kundër Ukrainës do të çonte në asgjësimin e forcave të saj, tha të enjten shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Borell konsideron se edhe nëse kjo nuk është një provokim i presidentit rus, Vladimir Putin, duhet të dijë se vendet mbështetëse të Ukrainës janë të gatshme të përballen me të.
“Putin po thotë se nuk po bën blof. Epo, ai nuk mund të përballojë blofin dhe duhet të jetë e qartë se njerëzit që mbështesin Ukrainën dhe Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk po bëjnë blof”, tha Borrell në Bruksel.
Prandaj, një veprim i tillë sipas tij do të përfundonte me asgjësim të ushtrisë ruse.
“Çdo sulm bërthamor kundër Ukrainës do të krijojë një përgjigje, jo një përgjigje bërthamore, por një përgjigje kaq të fuqishme nga ana ushtarake, saqë ushtria ruse do të asgjësohet”, tha ai.
Gjatë ditës së sotme, aleatët e udhëhequr nga NATO njoftuan për dërgesat e armëve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Kiev./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →