Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Borrell përshëndet formimin e Qeverisë Kurti

nga B G4 shkurt 2020

Borrell shfaq pritjet e tij

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell ka përshëndetur formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ai në deklaratën e tij ka thënë se, mezi pret që të intesifikoj diskutimet dhe bashkëpunimet me për marrëdhëniet BE- Kosovë,.

Borrell ka përmendur dialogun me Serbinë, si punë për të bërë pastaj,  MSA-në promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin socio-ekonomik.

“Në këtë kontekst, ne mezi presim një rifillim të shpejtë të Dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE për të ndihmuar në arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Statusi aktual nuk është i qëndrueshëm. Nuk ka asnjë alternative për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin midis Beogradit dhe Prishtinës. Ne gjithashtu duhet të shohim angazhimin e përtërirë të Kosovës në nismat rajonale dhe strukturat e bashkëpunimit për të mirën e Kosovës.”, ka thënë Borrell.

Ai tutje është shprehur se BE është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në Agjendën Evropiane të Reformës dhe “të vazhdojmë mbështetjen tonë në forcimin e sundimit të ligjit për të gjithë, përmirësimin e administratës publike për të ofruar shërbime që popullata i meriton, dhe krijimin e vendeve të punës dhe rritjes.”, ka thënë Borrell./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →