Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se shtetet anëtare të BE-së po e humbasin durimin rreth situatës së tensionuar në veri dhe se palët duhet të deeskalojnë situatën dhe të gjejnë një zgjidhje përpara në bazë të planit tre-pikësh të propozuar BE-ja.
“Pozicionimi i shteteve anëtarë është që palët duhet të deeskalojnë situatën dhe të gjejnë një zgjidhje përpara në bazë të një udhërrëfyesi evropian që i është propozuar atyre në tavolinë javën e kaluar. Shtetet anëtarë kanë pajtim për këtë urgjencë dhe janë duke e humbur durimin ndaj kësaj situate që po vazhdon dhe kërkohen veprime të menjëhershme”, deklaroi Borrell në konferencën për media që e mbajti bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. /21Media











