Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Bosnja padit 8 serbë për vrasjen e 78 civilëve gjatë luftës

nga Kaltrina Berila22 maj 2021

Gjykata e lartë e Bosnjës të premten paditi tetë ish-ushtarë serbë për krime kundër njerëzimit për rolin e tyre të pretenduar në vrasjen e të paktën 78 civilëve myslimanë boshnjakë në fillim të luftës të viteve 1990.

Një çerek shekulli pasi marrëveshjet e paqes të sponsorizuara nga SHBA, Dejtoni i dhanë fund luftës midis serbëve të Bosnjës, kroatëve dhe boshnjakëve në të cilën u vranë rreth 100,000 njerëz, Sarajeva është ende duke kërkuar kriminelë të dyshuar të luftës, transmeton rtv21.tv.

Të pandehurit akuzohen për “përndjekjen e popullsisë civile boshnjake bazuar në baza kombëtare, etnike dhe fetare me qëllim diskriminues dhe për vrasjen e civilëve në shkelje të ligjit ndërkombëtar”, tha gjykata.

Prokurorët kanë thënë se tetë serbët e Bosnjës, ish-ushtarë, kishin përzënë civilët boshnjakë nga një shkollë në fshatin perëndimor të Velagici, i rreshtuan dhe vranë të paktën 78 vetë në qershor 1992.

Trupat e viktimave u transportuan me kamionë dhe u varrosën në një varr masiv nga i cili u zhvarrosën në vitin 1996.

Nuk ka pasur asnjë koment nga ana e të pandehurve, disa prej të cilëve besohet të jenë në Serbi./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →