⚽ Futboll
Botërori 2034 do të luhet në janar? FIFA pranë vendimit historik
nga Venera Grabanica3 dhjetor 2024
Kampionati botëror i futbollit 2034 me 48 ekipe kombëtare mund të mbahet në janar në Arabinë Saudite, e cila është favoritja më e madhe e FIFA-s.
Deri më tani, botërori ende është planifikuar të zhvillohet në qershor dhe korrik, por në atë kohë temperaturat kalojnë 40 gradë Celsius, sipas The Sun.
Përveç kësaj, datat e planifikuara përkojnë me Ramazanin, një periudhë fetare në të cilën myslimanët agjërojnë gjatë ditës.
Botërori i ardhshëm 2026 mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërsa 2030 do të shkojë në Spanjë, Portugali dhe Marok, pasi Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin nga një ndeshje në fillim të turneut










