Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Brad Pitt shpjegon pse veshi fund

nga Xh.D21 korrik 2022

Aktori hollivudian, Brad Pitt shpjegoi pse veshi fund në premierën e filmit të tij.
58 vjeçari ka thënë se filmi i jepte humor atij dhe ishte shumë i gëzuar që veshi një fund.
Aktori veshi një fund në premierën e filmit të tij të ri “Bullet Train”, të martën në Berlin. Veshja i mori një vëmendje të madhe. Fundin e kishte kombinuar me një këmishë gjysmë të hapur me xhaketë sipër.

Kur u pyet pse veshi fund në vend të pantallonave, “Fllad, Fllad”, tha ai.
Në “Bullet Train” ai luan vrasësin e pafat, puna e parë e të cilit pas një periudhe të gjatë në terapi, shkon jashtëzakonisht keq.

“Për një vrasës është një konflikt i vërtetë interesi”, u shpreh Pitt.
Filmi shfaq Pitt-in të ribashkuar me David Leitch – regjisorin e filmit.
Leitch tani është një regjisor i suksesshëm i disa prej titujve më të mëdhenj aksion në vitet e fundit, duke përfshirë ‘Fight Club’, ‘Oceana 11’, ‘Mr. and Mrs.Smith’.
“Ne u takuam në Fight Club dhe vazhduam të punojmë deri në vitin 2004 në një sërë filmash, tani kemi bërë rrethin e plotë” , shtoi Pitt./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →