Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Brenda dasmës luksoze të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në Georgia

nga E.Bullaku22 gusht 2022

Jennifer Lopez mori vëmendjen e të gjithëve me fustanin ekstravagant të nusërisë nga Ralph Lauren, ndërsa u martua për herë të dytë me aktorin Ben Affleck.
Jennifer dhe Ben, të cilët u pajtuan në prill të vitit të kaluar, fillimisht këmbyen betimet gjatë një ceremonie private në Las Vegas më 16 korrik. Por duket se kjo ceremoni nuk ishte e mjaftueshme për aktorët pasi u mblodhën për ceremoninë e tyre të fundit në shtëpinë e Ben në Savannah të Georgias, këtë fundjavë, përcjell rtv21.tv
Të rrethuar nga miqtë dhe familja e tyre, çifti i dashur thuhet se mbërriti në ceremoni me varkë ndërsa festonin ditën me fëmijët e tyre, raporton The Mirror
Të gjithë ishin të veshur me të bardha që ishte kodi i veshjes.

(Backgrid)
(Backgrid)
Një burim i tha revistës People: “Ben dhe Jen kanë planifikuar një fundjavë të jashtëzakonshme festimesh, duke përfshirë një festë para dasmës, një ceremoni dhe shumë argëtim”./21Media

(Backgrid)

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →