RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Brenda ditës 32 fëmijë dolën pozitiv me COVID-19

nga E.Bullaku7 shtator 2021

Në 24 orët e fundit 32 fëmijë dolën pozitiv me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 3 mijë e 326 numrin e përgjithshëm të të infektuarve të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç.
Rastet pozitive janë nga komunat: 10 fëmijë nga Prishtina, 4 fëmijë nga Gjakova, 4 fëmijë nga Prizreni, 3 fëmijë nga Fushë Kosova, 2 fëmijë nga Vitia dhe nga një fëmijë në Suharekë, Shtime, Malishevë, Lipjan, Kamenicë, Gllogoc, Deçan, Podujevë dhe Klinë, shkruan rtv21.tv
20 nga 32 fëmijët e infektuar gjatë 24 orëve të fundit janë të gjinisë mashkullore, kurse 12 të asaj femërore.
Ndryshe, nga 2 mijë e 685 viktima të COVID-19, prej tyre 4 ishin fëmijë të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →