Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Brenda dy ditëve tetë raste të dhunës në familje

nga B G3 gusht 2022

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 48 orëve në Kosovë
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, më 01 gusht rreth orës 20:00 në Gllogoc.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie dhe një revole për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë me 02 gusht rreth orës 15: 30 2shtë arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ia kishte dëmtuar një dokument viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuar të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Në të njëjtën ditë rreth orës 15:27. është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime
Dhunë në familje është raportuar edhe në rajone tjera të Kosovës. Në Prizren me 02 gusht rreth orës 11:29 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një person. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kurse në Malishevë me 02 gusht rreth orës 21:00. është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Për dhunë në familje është raportuar edhe në Skenderaj më 01 gusht rreth orës 23:35 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.
E në Zveçan më 02 gusht rreth orës 10:10 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë ndaj dy viktimave kosovarë si dhe i ka kanosur ata. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Kurse në veri të Mitrovicës me 02 gusht rreth orës 18:00 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike ka sulmuar fizikisht viktimat, një femër dhe një mashkull kosovarë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet ne mbajtje prej 48 orë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →